Aktualitet

VIDEO/ Giorgia Meloni konsumon kafen e pasdites me Ramën në Vlorë. Kryeministrja 'zgjat' pushimet në bregdetin shqiptar?

Duket se qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë, po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar.

17 Gusht 2023, 16:18 Nga m.s
VIDEO/ Giorgia Meloni konsumon kafen e pasdites me Ramën në
Edi Rama duke konsumuar një kafe me kryeministren italiane

VLORË- Një ftesë e ardhur nga kryeministri Rama, solli në Shqipëri homologen italiane, Giorgia Meloni. Ajo mbërriti katër ditë më parë në Vlorë me traget, ndërsa shoqërohej nga familja e saj. Pas mbërritjes, Meloni u shoqërua me eskortë për në vilat qeveritare. 

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17:00, në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

Pasditen e sotme, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeministrit Rama, e familjarëve të saj. Ajo është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale. Duket se qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë, po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet e lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë. Raportohet se gjatë qëndrimit të saj, zona është rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Meloni po shijon bukuritë e bregdetit shqiptar, në kulmin e një sezoni turistik. 

giorgia meloni vlore edi rama

Sondazh

Poll