Aktualitet

'Më përdhunoi'/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, policia i zbulon drogë në banesë

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa.

17 Gusht 2023, 11:57 Nga A.B
'Më përdhunoi'/ Arrestohet 32-vjeçari në
Policia

DURRËS- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 19-vjeçare. Ishte kjo e fundit ajo e cila denoncoi ngjarjen, duke bërë të ditur se marrëdhënia seksuale me dhunë ndodhi në një banesë që autori kishte marrë me qira. 

Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

perdhunohet 19-vjecarja

Sondazh

Poll