Aktualitet

Arrestimet e SPAK për koncesionin për sterilizim/ Berisha: Rama po fsheh vjedhjen e tij me Beqajn

Sipas tij impianti ultramodern i streilizimit nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim. 

17 Gusht 2023, 11:28 Nga a.l
Arrestimet e SPAK për koncesionin për sterilizim/ Berisha: Rama po
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimet për koncesionin e sterilizimit duke thënë se kjo është vjedhje e Edi Ramës me Ilir Beqajn. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se  kjo është drejtësia me regji. Sipas tij impianti ultramodern i streilizimit nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim. 

POSTIMI I PLOTË: 

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim! Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.

Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp! 

Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll