Aktualitet

Koncesioni/ Masat u firmosën 2 muaj më parë, GJKKO kërkon hetim për ish-ministrin Ilir Beqja

Pritet që në ditët në vijim për çështjen dhe në zbatim të detyrave të gjykatës, SPAK të thërras edhe njëherë ish ministrin Beqja.

17 Gusht 2023, 11:08 Nga A.B
Koncesioni/ Masat u firmosën 2 muaj më parë, GJKKO kërkon
Ilir Beqja

TIRANË- Masat e sigurisë ndaj 8 të arrestuarve për dosjen e sterilizimit, janë firmosur nga ana e gjykatës së Posaçme që prej muajit qershor. Vetëm ditën e djeshme i janë dërguar policisë së Shtetit për ekzekutimin e tyre. Gjithashtu referuar kësaj çështjeje përveç firmosje, GJKKO i ka lënë edhe disa detyra SPAK per kete çeshtje.

Sipas të dhënave, Gjykata pasi u njoh me kërkesën e SPAK dhe dosjen, ka kërkuar nga struktura antikorrupsiom hetimin edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Gjithashtu disa detyra janë dhënë edhe për ishëministrin Shkëlqim Cani, i cili u thirr për tu marr në pyetje pas lëshimit të masave.

Pritet që në ditët në vijim për çështjen dhe në zbatim të detyrave të gjykatës, SPAK të thërras edhe njëherë ish ministrin Beqja.

ilir beqja koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll