VIDEO- I dënuar me 5 vite për drogë, arrestohet në Tiranë i riu i shpallur në kërkim (EMRI)
Në vitin 2013, Myslymi është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
17 Gusht 2023, 10:59Nga a,b
Momenti i arrestimit
TIRANË-Rezart Myslymi, 36-vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Shtetit. Ky person, ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2013, Myslymi është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Strehimi". Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Strehimi".
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Thoma Koxhaj", u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.