Aktualitet

Vrasja e Petrit Cakës në Itali/ Arrestohet në Shqipëri kunati i viktimës, inskenoi grabitjen me 2 të tjerë, gruaja planifikoi krimin

Caka u gjet i vdekur në banesë në 22 dhjetor të vitit 2022. Dyshohet se organizatorja e krimit është bashkëshortja e tij. Ndërsa dy persona të tjerë inskenuan grabitjen. 

17 Gusht 2023, 11:00 Nga a.l
Vrasja e Petrit Cakës në Itali/ Arrestohet në Shqipëri
Foto ilustruese

Arrestohet autori i 4-të i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit Petrit Caka në Itali. Bëhet fjalë për kunatin e viktimës, arrestimi i të cilit është bërë në Shqipëri. 

Në fund të korrikut, karabinierët e Fraskatit arrestuan gruan dhe dy burra të tjerë, ndërsa kunati i viktimës nuk gjendej askund. Ai dyshohej se kishte ardhur nga Shqipëria me qëllim për të zbatuar planin e hakmarrjes. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, rezultat i bashkëpunimit mes Karabinierëve dhe Interpolit, shkruajnë mediat italiane. 

Caka u gjet i vdekur në banesë në 22 dhjetor të vitit 2022. Dyshohet se organizatorja e krimit është bashkëshortja e tij. Ndërsa dy persona të tjerë inskenuan grabitjen. 

Si ndodhi ngjarja? 

49-vjeçari Petrit Caka u gjet i dhunuar për vdekje brenda banesës së tij më 13 dhjetor 2022 në Roça Priora, në Via Sassone. Sipas prokurorisë, bashkëshortja e viktimës dyshohet si organizatorja e krimit. Ajo dyshohet se përfshiu vëllain e saj, i cili shkoi bashkë me një shok për të kryer vrasjen. Në Itali mbërritën më 10 dhjetor 2022. Më 13 dhjetor 2022, dy nga autorët inskenuan një grabitje në shtëpi, por nuk nuk ndalën këtu, pasi qëlluan me thikë dhe sende të forta kryefamiljarin. Pas vrasjes, dy autorët u arratisën nga Italia dhe u kthyen në Shqipëri. 

petrit caka

Sondazh

Poll