Aktualitet

Konflikt në qendër të qytetit të Pogradecit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet

Policia ka filluar hetimet për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit

17 Gusht 2023, 10:58 Nga A.B
Konflikt në qendër të qytetit të Pogradecit, lëndohen
Policia

POGRADEC- Konflikt mes dy personave në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit, ndërsa kanë marrë dëmtime dy persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim, ndërsa policia ka filluar hetimet për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se personat që u përfshinë në sherr ishin në gjendje të dehur, mirëpo hetimet do jenë ato që do përcaktojnë shkaqet dhe motivet e konfliktit./Dosja.al

konfikt ne pogradec pogradec

Sondazh

Poll