Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të gushtit janë shuar në kohë

Po ashtu bëhet me dije se rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik nga ndërhyrja e shpejtë e forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

17 Gusht 2023, 10:48 Nga a.l
Ministria e Mbrojtjes: 95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy
Zjarrfikës

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë dy javëve të para të gushtit janë neutralizuar 95 vatra zjarri që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Po ashtu bëhet me dije se rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik nga ndërhyrja e shpejtë e forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

"95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin. Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme. Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik. Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit", shkruan Peleshi. 

niko peleshi

Sondazh

Poll