Aktualitet

Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata

Kështu, GJKKO ka caktuar masën 'detyrim paraqitje' për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për 'Falsifikim dhe shpërdorim detyre'.

17 Gusht 2023, 09:26 Nga A.B
Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë
Arben Gjata

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është një ndër të 8 arrestuarit nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Kështu, GJKKO ka caktuar masën 'detyrim paraqitje' për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për 'Falsifikim dhe shpërdorim detyre'.

Policia ka ekzekutuar sot 8 urdhër-arreste për zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë si dhe anëtarë të komisionit të tenderit për dhënien e koncesionit të sterilizimit, firmosur në 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme./Dosja.al

arben gjata koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll