Aktualitet

U shoqërua/ Pas zv.ministrit, policia arreston edhe biznesmenin, Rrapaj i përfshirë në koncesionin e sterilizimit

Ky arrestim u bë pas prangosjes së Klodian Rjepaj, ish-zv minister i Shendetsisë në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

17 Gusht 2023, 09:01 Nga A.B
U shoqërua/ Pas zv.ministrit, policia arreston edhe biznesmenin, Rrapaj i
Ilir Rrapaj

TIRANË- Policia ka nisur arrestimet pas hetimeve 3-vjeçare për koncesionin e sterilizimit. Kështu, disa orë pas shoqërimit në jug të vendit, Policia ka vënë në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky arrestim u bë pas prangosjes së Klodian Rjepaj, ish-zv minister i Shendetsisë në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

Rrapaj nuk ishte paraqitur më herët në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me këtë koncesion që po hetohet nga Prokuroria Speciale prej disa vitesh. Për këtë arsye, SPAK kishte kërkuar nga policia që biznesmeni të shoqërohej dhe të dërgohet në Prokurorinë Speciale për t’u pyetur nga prokurorët anti-korrupsion.

Më herët për të njëjtën çështje, nga SPAK janë pyetur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe zv/ministri Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit ishte me vlerë 100 milionë Euro me afat 10-vjeçar. Tenderi u fitua nga një grup kompanish italiane, ku Ilir Rrapaj posedonte 40% të aksioneve./Dosja.al

koncesioni i sterilizimit ilir rrapaj klodian rjepaj

Sondazh

Poll