Aktualitet

FOTO/Harruan tenxheren me qumësht në zjarr, digjet banesa në Berat, pamjet kur zjarrfikësit hyjnë nga dritarja

Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë sinjalizuar forcat zjarrfikëse, të cilat menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

16 Gusht 2023, 18:29 Nga m.s
FOTO/Harruan tenxheren me qumësht në zjarr, digjet banesa në
foto ilustruese

BERAT- Një banesë në Berat në lagjen “30-Vjetori” është përfshirë nga flakët, si pasojë e pakujdesisë së pronarëve.

Shtëpia në pronësi të Eben Elezit është djegur, ku për pasojë ka dëme të shumta materiale në kuzhinën e banesës.

FOTO/Harruan tenxheren me qumësht në zjarr, digjet banesa në
Pamjet kur zjarrfikësit hyjnë nga dritarja

Mësohet se familja kishte harruar tenxheren me qumësht në zjarr dhe ishte larguar për një drekë.

Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë sinjalizuar forcat zjarrfikëse, të cilat menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

 

digjet banesa ne berat tenxhere

Sondazh

Poll