Aktualitet

FOTO/Aksident me 5 të plagosur në aksin Lushnje-Berat, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

16 Gusht 2023, 18:20 Nga DOSJA
FOTO/Aksident me 5 të plagosur në aksin Lushnje-Berat, shoferi humb
foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident me pasojë 5 të lënduar është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat. Burimet paraprake bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga.

FOTO/Aksident me 5 të plagosur në aksin Lushnje-Berat, shoferi humb

Të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë, për marrjen e ndihmës shëndetësore në Spitalin e Lushnjes. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, për të hedhur dritë mbi aksidentin. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Njoftimi nga policia 

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident lushnje-berat

Sondazh

Poll