Bota

E rëndë në SHBA/ Gjyshja e harroi në makinë për orë të tëra, 1-vjeçarja vdes nga bllokimi i ajrit

Një grua 54-vjeçare nga Greenlawn harroi mbesën e saj 14 muajshe në makinë dhe më pas shkoi në punë.

2 Gusht 2023, 16:32 Nga a.l
E rëndë në SHBA/ Gjyshja e harroi në makinë për
Makina

SHBA- Një vogëlushe në Long Island ka humbur jetën pasi gjyshja e saj e la aksidentalisht vetëm në një automjet të nxehtë për disa orë. Një grua 54-vjeçare nga Greenlawn harroi mbesën e saj 14 muajshe në makinë dhe më pas shkoi në punë.

Fëmija u ul në një sedilje makine në pjesën e pasme të një SUV për rreth tetë orë. Temperatura e lartë e pasdites të hënën arrinte në 47 gradë, shkruajnë mediat e huaja. 

Kur gjyshja shkoi për të marrë fëmijën në kujdesin ditor në Smithtown, ajo kuptoi se e kishte lënë vajzën në automjet. Vogëlushja u transportua në një spital në Smithtoën dhe u shpall i vdekur.

shba

Sondazh

Poll