Bota

Raporti i WSJ: 50,000 ukrainas kanë humbur gjymtyrët si pasojë e betejës së ashpër me Rusinë

Raporti i WSJ thekson se numri aktual i të amputuarve me aftësi të kufizuara mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t'i nënshtrohen procedurave të amputimit për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.

2 Gusht 2023, 16:21 Nga a.l
Raporti i WSJ: 50,000 ukrainas kanë humbur gjymtyrët si pasojë e
Ukrainë

UKRAINË- Një raport  i publikuar së fundmi nga gazeta amerikane The Wall Street Journal zbulon se në 17 muajt e fundit të luftës në Ukrainërreth 50 mijë ukrainas kanë mbetur të paaftë, duke humbur gjymtyrët e poshtme ose të sipërme. 

Gazeta, në artikullin e saj të titulluar "Në Ukrainë, numri i amputimeve tashmë ngjall Luftën e Parë Botërore", thekson se dhjetëra mijëra ukrainas vlerësohet se kanë humbur gjymtyrët që në fillim të luftës, një numër që nuk është parë në konfliktet e fundit të armatosura në Perëndim, shkruajnë mediat e huaja. 

Raporti i WSJ thekson se numri aktual i të amputuarve me aftësi të kufizuara mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t'i nënshtrohen procedurave të amputimit për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.

Ndër të tjera, kostoja e gjymtyrëve artificiale arrin deri në 50 mijë euro, ndërkohë që autoritetet ukrainase i paguajnë çdo ushtari të plagosur 20 mijë euro, ndërsa qytetarët e plagosur nuk kanë mundësi kurimi dhe detyrohen t'u drejtohen organizatave bamirëse. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll