Bota

Inteligjenca Artificiale kalon çdo pritshmëri, është e aftë të krijojë tek ne kujtime të rreme

Ekipi, i udhëhequr nga Gillian Murphy nga University College Cork në Irlandë, anketoi më shumë se 400 njerëz pasi u tregoi atyre video të teknologjisë së rreme nga filma me aktorë të ndryshëm. Një klip i tillë fals shfaqte ëill Smith, i cili luajti si Neo në The Matrix, në vend të Keanu Reeves, i cili në fakt luajti në film.

2 Gusht 2023, 15:47 Nga a.l
Inteligjenca Artificiale kalon çdo pritshmëri, është e
Inteligjenca Artificiale

Një studim i kryer së fundmi nga ekspertët zbulon se Inteligjenca Artificiale mund të krijojë kujtime të rreme për ne.  Videot Deepfake janë video të ndryshuara në mënyrë dixhitale që mund të zëvendësojnë zërin ose fytyrën e një personi me zërin e një personi tjetër. Ka shumë shqetësime se këto video bindëse, të rreme mund të përdoren për të përhapur dezinformata.

Një ekip studiuesish vendosi të përqëndrohet në mënyrën se si këto falsifikime mund të ndikojnë në një komponent kyç të trurit të njeriut, kujtesën, shkruan Euronews. 

Ekipi, i udhëhequr nga Gillian Murphy nga University College Cork në Irlandë, anketoi më shumë se 400 njerëz pasi u tregoi atyre video të teknologjisë së rreme nga filma me aktorë të ndryshëm. Një klip i tillë fals shfaqte ëill Smith, i cili luajti si Neo në The Matrix, në vend të Keanu Reeves, i cili në fakt luajti në film.

Më pas, pjesëmarrësit shikuan klipe të ribërjeve aktuale të filmave. Ndërkohë, disa të anketuarve iu dhanë edhe përshkrime tekstuale të ribërjeve inekzistente.

Studimi zbuloi se rreth 49 për qind e pjesëmarrësve besonin se xhirimi i rremë ishte në të vërtetë i vërtetë, ku shumë prej tyre “e kujtonin xhirimin e rremë si më të mirë se filmi origjinal”. 

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll