Bota

'Kërcënon stabilitetin e vendit'/ Senegali ndalon TikTok, ministri: Po përdoret për të shpërndarë mesazhe urrejtjeje

Vendi i Afrikës Perëndimore ka kufizuar gjithashtu aksesin në shërbimet e internetit që nga e hëna, duke përdorur një justifikim të ngjashëm.

2 Gusht 2023, 15:33 Nga a.l
'Kërcënon stabilitetin e vendit'/ Senegali ndalon TikTok,
Tik Tok

SENEGAL-  Senegali ka pezulluar aplikacionin e mediave sociale TikTok deri në një njoftim të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i komunikimeve në një deklaratë për media, me pretendimin se po përdorej për të shpërndarë mesazhe urrejtjeje dhe subversive që kërcënonin stabilitetin e vendit, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministri... informon publikun se është vërejtur se aplikacioni TikTok është rrjeti social i favorizuar nga njerëz me qëllime të këqija për të përhapur mesazhe urrejtjeje dhe subversive që kërcënojnë stabilitetin e vendit”, thuhet në deklaratën e ministrit.

Vendi i Afrikës Perëndimore ka kufizuar gjithashtu aksesin në shërbimet e internetit që nga e hëna, duke përdorur një justifikim të ngjashëm. Kufizimet vijnë pasi kreu i opozitës Ousmane Sonko u akuzua për komplot të një kryengritjeje, komplot kriminal dhe vepra të tjera. 

senegal

Sondazh

Poll