Bota

Thatësira ekstreme në Meksikë ul prodhimin bujqësor, qeveria krijon re artificiale për t'u furnizuar me ujë

Në korrik, vendi filloi fazën e fundit të një projekti për mbjelljen e reve që synon të stimulojë artificialisht reshjet. Ajo synon 62 bashki të grumbulluara në veri dhe verilindje të saj, me qëllim që të luftojë efektet e thatësirës dhe të kontribuojë në rimbushjen e akuiferëve. 

2 Gusht 2023, 15:17 Nga a.l
Thatësira ekstreme në Meksikë ul prodhimin bujqësor, qeveria
Meksikë

MEKSIKË- Thatësira ekstreme në Meksikë ka çuar në humbje të të korrave, mungesë uji dhe çmime më të larta ushqimore. Qeveria po përpiqet të sjellë shiun e nevojshëm duke iu drejtuar një teknologjie të diskutueshme: mbjellja e reve.

Në korrik, vendi filloi fazën e fundit të një projekti për mbjelljen e reve që synon të stimulojë artificialisht reshjet. Ajo synon 62 bashki të grumbulluara në veri dhe verilindje të saj, me qëllim që të luftojë efektet e thatësirës dhe të kontribuojë në rimbushjen e akuiferëve. 

Mbjellja e reve është një teknologji e zbuluar për herë të parë në vitet 1940. Që atëherë, ajo është përdorur në rreth 50 vende, duke përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Meksika ka eksperimentuar me modifikimin e motit për më shumë se shtatë dekada, shkruajnë mediat e hujaja. 

Megjithatë, disa shkencëtarë mbeten shumë të kujdesshëm në lidhje me efektivitetin e mbjelljes së reve dhe paralajmërojnë se nuk është një zgjidhje për thatësirën. 

thatesira ne meksike

Sondazh

Poll