Bota

Kompjuteri i parë i 'Apple' shitet me vlerën marramendëse në një ankand në Kaliforni

Një zëvendës Presidenti Ekzekutiv i RR Bobby Livingston, rreth 200 u prodhuan në garazhin e Steve Jobs në Los Altos, Kaliforni, në 1976 dhe 1977 dhe rreth 175 prej tyre u shitën. 

2 Gusht 2023, 14:48 Nga a.l
Kompjuteri i parë i 'Apple' shitet me vlerën
Kompjuteri Apple

Një kompjuter i vjetër i Apple i nënshkruar nga bashkëthemeluesi i kompanisë Steve Wozniak ka dalë në shitje në ankand. Kompjuteri është rikthyer në një gjendje plotësisht funksionale dhe vjen me një kuti të personalizuar me një tastierë të integruar.

Kompjuteri, i cili fillimisht u shit për rreth 666 dollarë, pritet të shitet për rreth 200,000 dollarë në një ankand që zgjat deri më 24 gusht. Një model i Apple-1 u shit vitin e kaluar për gati 700,000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja. 

Një zëvendës Presidenti Ekzekutiv i RR Bobby Livingston, rreth 200 u prodhuan në garazhin e Steve Jobs në Los Altos, Kaliforni, në 1976 dhe 1977 dhe rreth 175 prej tyre u shitën. 

"Është kompjuteri legjendar që lançoi Apple," tha ai.

Jobs iu afrua Paul Terrell-it, pronarit të The Byte Shop në Mountain View, Kaliforni, dhe ai ra dakord të blinte 50 kompjuterë Apple-1, por vetëm nëse ata ishin montuar plotësisht. 

apple

Sondazh

Poll