Bota

Mes tensioneve me fqinjët evropianë, Rusia nis stërvitjet në Detin Baltik

Rusia ka njoftuar se 30 luftanije dhe varka, si dhe 20 anije mbështetëse dhe avionë  do të marrin pjesë në stërvitje, bashkë me 6.000 ushtarakë

2 Gusht 2023, 14:38 Nga f.i
Mes tensioneve me fqinjët evropianë, Rusia nis stërvitjet në
foto ilustruese

RUSI- Rusia ka nisur stërvitjet e planifikuara në Detin Baltik, mes tensioneve në rritje me fqinjët e saj europianë rreth konfliktit në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

“Stërvitjet detare të Ocean Shield-2023 kanë filluar në Detin Baltik”,- tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Rusia ka njoftuar se 30 luftanije dhe varka, si dhe 20 anije mbështetëse dhe avionë  do të marrin pjesë në stërvitje, bashkë me 6.000 ushtarakë. Gjatë stërvitjeve, Marina do të praktikojë se si të mbrojë rrugët detare, të transportojë trupa dhe mallra ushtarake dhe të mbrojë vijën bregdetare, thuhet në deklaratë.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll