Bota

Zjarret në Mitrovicë, komandanti i Zjarrfikësve: Qytetarët të bëjnë kujdes

2 Gusht 2023, 11:14 Nga f.i
Zjarret në Mitrovicë, komandanti i Zjarrfikësve: Qytetarët
foto ilustruese

KOSOVË- Situata me zjarret në komunën e Mitrovicës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta vlerësohet e menaxhueshme dhe nën kontroll.

Autoritetet thonë se është ngritur niveli i gatishmërisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes institucioneve përgjegjëse ka ndikuar që numri i zjarreve në Komunën e Mitrovicës në krahasim me vitin e kaluar të jetë dukshëm më i vogël, pa përjashtuar këtu si faktor kryesor edhe ngritjen e vetëdijes qytetare.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Makolli, deklaron për KosovaPress se gjatë muajit korrik kanë intervenuar në 51 raste, numër ky mi i ulet se muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Duke treguar zonat më të rrezikuara të Mitrovicës nga zjarret, iu ka kërkuar qytetarët që të bëjnë kujdes.

zjarre ne mitrovice

Sondazh

Poll