Bota

Grabitje si në filma! Tre hajdutët e veshur me stil vjedhin bizhuteri me vlerë 15 mln euro në Paris

2 Gusht 2023, 10:40 Nga f.i
Grabitje si në filma! Tre hajdutët e veshur me stil vjedhin bizhuteri
foto ilustruese

FRANCË-  Një grabitje si në filma ka ndodhur në Francë. Tre persona të veshur me stile, dy burra me kostum dhe një grua me fustan kanë grabitur një argjendari prestigjioze në Paris, duke ikur me mallra me vlerë miliona euro, raporton BBC.

Treshja, duke mbajtur një pistoletë të pajisur me një silenciator u fut në dyqanin "Piaget" në kohën e drekës në rrugën Rue de la Paix.  Stafi u detyrua të shtrihej në tokë, pasi ata ishin të armatosur. 

Prokurorët besojnë se bizhuteri luksoze me vlerë 10-15 milionë euro u morën.

grabitje ne france

Sondazh

Poll