Bota

"Helmi në çdo tym", Kanadaja vendi i parë që vendos paralajmërime në çdo cigare

2 Gusht 2023, 09:51 Nga f.i
"Helmi në çdo tym", Kanadaja vendi i parë që
foto ilustruese

KANADA- Kanadja është vendi i parë, i cili do të vendosë etiketa paralajmëruese për shëndetin direkt në çdo cigare individuale, shkruan The guardian. Paralajmërimet, të cilat do të jenë në anglisht dhe frëngjisht, do të përfshijnë fraza si “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helm në çdo thithje”. 

“Përdorimi i duhanit vazhdon të vrasë 48,000 kanadezë çdo vit. Ne po marrim masa duke qenë vendi i parë në botë që etiketon cigaret individuale me mesazhe paralajmëruese shëndetësore,”- tha Carolyn Bennett.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, kanadezët do të fillojnë të shohin etiketat e reja paralajmëruese.

Deri në korrik të vitit 2024, prodhuesit do të duhet të sigurojnë që paralajmërimet të jenë në të gjitha cigaret e shitura, dhe deri në prill 2025, të gjitha cigaret e madhësisë së zakonshme dhe puro të vogla me letër makinerie dhe tuba duhet të përfshijnë paralajmërimet.

kanada duhanpirja

Sondazh

Poll