Bota

Shkencëtarët po zhvillojnë kimioterapinë e aftë për të vrarë të gjithë 'tumoret e ngurta'

Studiuesit, në botimin e tyre në revistën 'Cell Chemical Biology', shpjegojnë se si ata morën një proteinë, antigjen bërthamor shumëzues (PCNA), që dikur konsiderohej shumë i vështirë dhe zhvilluan në kërkimin paraklinik një kimioterapi.

2 Gusht 2023, 09:42 Nga k.m.
Shkencëtarët po zhvillojnë kimioterapinë e aftë
Foto ilustruese

SHBA- Shkencëtarët në City of Hope, një nga organizatat më të mëdha të kërkimit dhe trajtimit të kancerit në SHBA, janë duke zhvilluar një kimioterapi që mund të vrasë të gjithë tumoret e ngurta të kancerit.

Studiuesit, në botimin e tyre në revistën 'Cell Chemical Biology', shpjegojnë se si ata morën një proteinë, antigjen bërthamor shumëzues (PCNA), që dikur konsiderohej shumë i vështirë dhe zhvilluan në kërkimin paraklinik një kimioterapi.

Molekula e vogël kërkimore e zhvilluar shkaktoi vdekjen e qelizave kancerogjene, por nuk e ndërpreu ciklin riprodhues të qelizave burimore të shëndetshme. Shkencëtarët vazhdojnë të hetojnë mekanizmat themelorë që e bëjnë këtë trajtim të ndalojë kancerin, ndërsa aktualishtnjë provë klinike e fazës 1 që teston trajtimin te njerëzit është ende duke u zhvilluar.

city of hope

Sondazh

Poll