Bota

Operacionet e policisë në Brazil kundër bandave të drogës: 33 të vdekur në 5 ditë

2 Gusht 2023, 09:43 Nga f.i
Operacionet e policisë në Brazil kundër bandave të
foto ilustruese

BRAZIL- Të paktën 33 persona janë vrarë në operacionet e policisë kundër bandave të drogës në dy shtete braziliane në 5 ditë. Operacionet vdekjeprurëse të policisë kundër bandave të drogës u drejtuan në shtetet o Sao Paulo dhe Bahia, shkraujnë mediat e huaja.

Në rajonin bregdetar të Baisada Sandista, pranë Sao Paulo, metropolit më të madh të Amerikës Latine, guvernatori Tarcisio de Freitas tha se 14 njerëz ishin vrarë në një operacion që nga e premtja e kaluar, një ditë pasi u vra një oficer policie.

Ndërsa në Bahia, 19 persona u vranë nga forcat e rendit në tre qytete të ndryshme të premten, të dielën dhe të hënën. Në të gjitha rastet, autoritetet lokale thanë se oficerët u detyruan të reagonin kur u sulmuan nga “të dyshuarit” gjatë operacioneve.

Autoritetet thanë se kishin arrestuar 32 të dyshuar deri më tani, duke përfshirë edhe vrasësin e dyshuar të policit dhe sekuestruan 11 armë dhe më shumë se 20 kg drogë.

brazil 33 te vdekur

Sondazh

Poll