Bota

Kjo është Zlaty kun! Zbulohet fytyra e 'burrit më të vjetër', ja si ishin gratë 45,000 vjet më parë

Studiuesit e quajtën gruan Zlaty kun, ose "kali i artë" në çekisht - Analiza e mëtejshme e ADN-së së saj zbuloi se gjenomi i saj ishte rreth 3% neandertal.

2 Gusht 2023, 09:36 Nga k.m.
Kjo është Zlaty kun! Zbulohet fytyra e 'burrit më të
Zlaty kun

SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar fytyrën e 'njeriut më të vjetër' që ka ecur ndonjëherë në Tokë - një grua që ka jetuar 45,000 vjet më parë. Tiparet e gruas janë sjellë në jetë nga një ekip akademikësh nga Brazili, Australia dhe Italia duke modeluar në mënyrë dixhitale kafkën e saj të dëmtuar.

Mbetjet e fosilizuara të gjetura në Republikën Çeke rreth 70 vjet më parë janë vetëm një pjesë e kafkës, pasi studiuesit besojnë se pjesa tjetër ishte ngrënë nga një kafshë pasi ajo vdiq. Edhe pse ekipi nuk kishte akses tek kafka e plotë, shkenctarët përdorën matje të regjistruara dhe imazhe referuese, të cilat studiuesit i kishin përdorur më parë për të rikrijuar fytyrën e Tutankhamun.

Gruaja, e quajtur Zlaty kun, ose kali i artë, ishte ndër të parët Homo sapiens që jetoi në Euroazi pasi speciet tona migruan nga Afrika - dhe gjenomi i saj mbante rreth 3% prejardhje të Neandertalit.

Zlaty kun konsiderohet ndryshe si "njeriu modern", pasi kishte tru shumë të madh në krahasim me njerëzit e parë që lindën nga paraardhësit e ngjashëm me majmunët. Kafka u gjet në nëntë pjesë në vitin 1950 në një shpellë të quajtur Bacho Kiro.

Ekipi përdori gjithashtu 30 kafka të tjera me prejardhje dhe gjini të ndryshme për të mbushur e strukturës së gruas.

zlaty kun

Sondazh

Poll