Bota

Lizzo akuzohet nga ish-balerinët e saj/ I kërcënoi punonjësit me largim nga puna pasi u shtuan në peshë dhe simuloi një marrëdhënie intime para tyre

Vajzat akuzuan Lizzo-n, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Vivien Jefferson, për shkelje të ligjit për dështimin në parandalimin ose përpjekjen për të zgjidhur një mjedis armiqësor të punës, ngacmim seksual dhe ngacmim fetar, si dhe sulme dhe diskriminim të aftësisë së kufizuar, shkruan Guardian.

2 Gusht 2023, 08:54 Nga k.m.
Lizzo akuzohet nga ish-balerinët e saj/ I kërcënoi
Lizzo

SHBA- Lizzo u akuzua të martën nga kolegët e saj për ngacmim, veprime të papërshtatshme, komente për pamjen e jashtme dhe presion për t'u konvestuar në të krishterë. Tre ish-balerinë kanë ngritur një padi kundër Lizzos, duke pretenduar se fituesja e katër çmimeve Grammy i ka ngacmuar seksualisht dhe u ka krijuar një mjedis pune armiqësor.

Vajzat akuzuan Lizzo-n, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Vivien Jefferson, për shkelje të ligjit për dështimin në parandalimin ose përpjekjen për të zgjidhur një mjedis armiqësor të punës, ngacmim seksual dhe ngacmim fetar, si dhe sulme dhe diskriminim të aftësisë së kufizuar, shkruan Guardian.

Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noel Rodriguez, të cilët punonin për kompaninë e saj Big Grrrl Big Touring Inc, pretendojnë se Lizzo i bëri presion një ish-balerine të kërcente me interpretuese të zhveshur në një klub në Amsterdam dhe të prekte gjoksin e striptistes, edhe pse ajo Ariana Davis tha se ajo nuk donte ta bënte. Thuhet se Lizzo kishte vënë në shënjestër Ariana Davisin duke e kritikuar për shtim në peshë, gjë që konsiderohet hipokrite duke qenë se këngëtarja është promovuese e 'pozitivitetit trupor', sidomos duke pasur parasysh që ajo vetë është kritikuar dhe vënë në shënjestër shumë herë për shtimin në peshë.

Balerinët që kërkojnë gjyqin pretendojnë se Shirlene Quigley, koreografja dhe drejtuesja e ekipit të kërcimit, qortoi kërcimtarët e tjerë për përfshirje në afera paramartesore dhe përdori "çdo mundësi për të prozelitizuar" besimet personale fetare dhe për të debatuar mbi virgjërinë e një balerini në mediat sociale.

Në listën e akuzave përfshihet gjithashtu se Lizzo akuzoi në mënyrë të rreme kërcimtarët se kishin pirë alkool para performancës, duke bërë që provat të zgjasin mbi 12 orë; e po ashtu kishte stimuluar seks oral para grupit dhe duke ushtruar presion ndaj balerinëve që të flisnin hapur për masturbim dhe fantazi seksuale.

lizzo

Sondazh

Poll