Bota

STUHIA në Kinë! Të paktën 20 persona humbin jetën, përmbytjet në Pekin më të mëdhatë në 140 vite

Mijëra njerëz u evakuuan në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike në periferi të Pekinit dhe në qytetet e afërta të Tianjin dhe Zhuozhou. 

2 Gusht 2023, 07:48 Nga f.i
STUHIA në Kinë! Të paktën 20 persona humbin jetën,
foto ilustruese

KINË- Rreshjet e dendura të shiut për ditë me radhë rreth kryeqytetit të Kinës, Pekinit, kanë përmbytur shtëpitë, kanë shembur rrugë dhe kanë lënë të paktën 20 persona të vdekur dhe 27 të zhdukur, raportojnë mediat e huaja.

Mijëra njerëz u evakuuan në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike në periferi të Pekinit dhe në qytetet e afërta të Tianjin dhe Zhuozhou. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit vlera maksimale e reshjeve të regjistruara ndërmjet mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një stacion në qytet ishte 744.8 milimetra duke u cilësuar si dhe është “shiu më i madh në 140 vjet“.

tajfunet ne kine

Sondazh

Poll