Bota

Objektet portuale të rajonit të Odesës goditen nga sulmi me dron rus

2 Gusht 2023, 07:26 Nga f.i
Objektet portuale të rajonit të Odesës goditen nga sulmi me dron
foto ilustruese

UKRAINË- Një sulm me dron rus ka goditur portin dhe objektet industriale në jug të rajonit Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar zjarre. Sipas autoriteteve në Ukrainë një kapanon drithi u dëmtua, raporton BBC.

Forcat ajrore të Ukrainës më herët thanë se dronët rusë po shkonin drejt Izmail, një port kyç në lumin Danub.

Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës që kur braktisi një marrëveshje të madhe të OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat e tij. Kiper tha se personeli i shërbimeve të urgjencës po punonte në vendin e sulmit të fundit rus dhe nuk kishte raportime për viktima.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll