Bota

Shpërthim në bazën ushtarake në Sevastopol

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në lagjen Balaklava në lindje të qytetit, në një zonë që duket të jetë një bazë ushtarake.

1 Gusht 2023, 22:20 Nga a.l
Shpërthim në bazën ushtarake në Sevastopol
Shpërthim

UKRAINË- Një shpërthim u raportua në qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol, rreth orës 18:00 me orën lokale të mbrëmjes së sotme. Fotografitë e shpërthimit janë shfaqur në kanalet lokale Telegram, ku përdoruesit e përshkruajnë shpërthimin si "masiv". 

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në lagjen Balaklava në lindje të qytetit, në një zonë që duket të jetë një bazë ushtarake. Nuk është e qartë nëse shpërthimi është një kundërpërgjigje e rrëzimit të një droni nga Rusia mbi Sevastopol më herët. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll