Bota

Deklaratat e Hovenier, "acarohet" Petkoviç: Kufijtë e Kosovës janë të Serbisë

Petkoviç për Listën Serbe thotë se i shërben interesave kombëtare serbe, e jo sipas tij ato të ambasadave të huaja.

1 Gusht 2023, 22:05 Nga I.A
Deklaratat e Hovenier, "acarohet" Petkoviç: Kufijtë e
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç, nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues. Kjo e ka nervozuar Petkoviç, i cili në reagim përmendi linjën e Beogradit sipas të cilëve kufijtë e Kosovës janë të Serbisë. Petkoviç për Listën Serbe thotë se i shërben interesave kombëtare serbe, e jo sipas tij ato të ambasadave të huaja.

”Ne e dimë mirë @USAmbKosovoku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka shkruar Petkoviç.

petar petkoviç jeffrey hovenier

Sondazh

Poll