Papa Françesku shkon në Portugali mes debateve mbi skandalin e abuzimeve
Foto Ilustruese PORTUGALI- Papa Françesku do të shkojë në një vizitë pesë-ditore javën e ardhshme në Portuga...
Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë “kërkesat e rregullatorëve” pas mospajtimeve me Komisionin irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së sa i përket të dhënave, në bazë të të cilave Meta drejton operacionet e saj evropiane.
Gjiganti i rrjeteve sociale, Meta, më 1 gusht tha se synon që të kërkojë nga përdoruesit që gjenden në shtetet e Bashkimit Evropian që ata të japin pëlqim për lejimin e përdorimit të të dhënave gjatë reklamimit, përfshirë në Facebook. Ky njoftim vjen pas presionit të bërë nga rregullatorët evropianë.
Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë “kërkesat e rregullatorëve” pas mospajtimeve me Komisionin irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së sa i përket të dhënave, në bazë të të cilave Meta drejton operacionet e saj evropiane.
Në janar, rregullatorët evropianë kishin hedhur poshtë bazën ligjore që përdorej deri atëherë – që njihen si “interesat legjitime” – , duke argumentuar se Meta kishte përdorur këtë bazë ligjore për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve të cilat i ka përdorur gjatë reklamave.
Aktualisht, personat që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë leje, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.
“Sot, ne njoftojmë për qëllimin tonë për të ndryshuar bazën ligjore që ne përdorim për disa të dhëna që përdorim për reklamim nga përdoruesit në BE, në Zonën Ekonomike Evropiane dhe Zvicër nga ‘interesat legjitime’ në ‘pëlqim’”, u tha në një postim të Meta-s.
Meta shtoi se do të ndajë informacione gjatë muajve në vijim teksa po vazhdon “angazhimin konstruktiv” me rregullatorët.
Meta dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE në vitet e fundit, lidhur me rregullat strikte të bllokut për privatësinë e të dhënave./REL
Foto Ilustruese PORTUGALI- Papa Françesku do të shkojë në një vizitë pesë-ditore javën e ardhshme në Portuga...
Droni INDONEZI- Indonezia ka blerë 12 dronë të rinj nga Turkish Aerospace me vlerë 300 milionë dollarë. Lajmin e ...
NASA Agjencia hapësinore NASA, njofton se ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 pasi humbi kontaktin me të miliarda milje larg ...
Qeveria e Kosoves KOSOVË- Njohës të fushës së drejtësisë në Kosovë thonë se qeveria nuk kishte bazë ...
Foto ilustruese UKRAINË- Grushti i shtetit në Nigeri ka mbështetjen e dy vendeve të Afrikës Perëndimore: Mali dhe Burkin...
Katedralja e Shpërfytyrimit të Odesës u dëmtua më 23 korrik të këtij viti UKRAINË- Larg vijave të f...
Papua Guinea e Re INDONEZI- Indonezia ka dërguar ndihmë urgjente në provincën e saj më lindore të Papua-s, ku thatë...
MTS Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara ...
Grabitje në Francë FRANCË- Argjendaria e njohur në Paris 'Piaget' ka rënë pre e një grabitjeje. Tre plaçkitë...
Cigare KANADA- Kanadaja do të jetë vendi i parë që do të fillojë të shtypë paralajmërime direkt në cigare...