Bota

Ukraina: Pas grushtit të shtetit në Nigeri 'fshihet' Rusia

Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelenskyy Mykhailo Podolyak, pretendon se mbështetja e të dy vendeve vetëm sa shton besimin se Rusia ka një skenar global për provokimin e destabilitetit për të minuar rendin global të sigurisë.

1 Gusht 2023, 19:40 Nga a.l
Ukraina: Pas grushtit të shtetit në Nigeri 'fshihet' Rusia
Foto ilustruese

UKRAINË- Grushti i shtetit në Nigeri ka mbështetjen e dy vendeve të Afrikës Perëndimore: Mali dhe Burkina Faso. Të dy vendet kanë votuar kundër rezolutave të OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë dhe të dyve iu premtua drithë falas nga Presidenti Putin javën e kaluar.

Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelenskyy Mykhailo Podolyak, pretendon se mbështetja e të dy vendeve vetëm sa shton besimin se Rusia ka një skenar global për provokimin e destabilitetit për të minuar rendin global të sigurisë.

Por SHBA-ja ka përsëritur sërish sot se nuk ka parë shenja të besueshme se Rusia kishte ndonjë përfshirje, një linjë që OKB-ja e ka ndjekur gjithashtu, shkruajnë mediat e huaja. 

Dhe duke folur këtë pasdite, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby shkoi një hap më tej, duke thënë se Shtëpia e Bardhë nuk beson se Rusia po e mbështet efektivisht grushtin e shtetit në Niger.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2023, 18:15 a.l

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Sulm me dron RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i r...