Bota

VIDEO/ 'Dy burra me kostume dhe një grua me fustan', 3 grabitës plaçkisin bizhuteri me vlerë 15 milionë euro në argjendarinë 'Piaget' në Paris

Grabitja në Piaget, në lagjen e dytë të Parisit, ndodhi pasditen e së martës (1/8) teksa klientët ndodheshin brenda argjendarisë. Madje, autorët nuk kanë hezituar të kërcënojnë punonjësit për të vjedhur bizhuteritë me vlerë.

1 Gusht 2023, 19:12 Nga a.l
VIDEO/ 'Dy burra me kostume dhe një grua me fustan', 3
Grabitje në Francë

FRANCË- Argjendaria e njohur në Paris 'Piaget' ka rënë pre e një grabitjeje. Tre plaçkitësit, dy burra dhe një grua arritën të merrnin nën kërcënimin e armës bizhuteri me vlerë 15 milionë euro, shkruajnë mediat e huaja. 

Grabitja në Piaget, në lagjen e dytë të Parisit, ndodhi pasditen e së martës (1/8) teksa klientët ndodheshin brenda argjendarisë. Madje, autorët nuk kanë hezituar të kërcënojnë punonjësit për të vjedhur bizhuteritë me vlerë.

Piaget, prodhuesi zviceran i orëve luksoze dhe bizhuterive, u themelua në 1874 nga Georges Piaget në fshatin La Côte-aux-Fées, në malet Jura. Orët e saj, si dhe sende të tjera luksi, kanë çmime që mund të arrijnë deri në disa dhjetëra mijëra euro.

grabitje ne france

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2023, 18:15 a.l

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Sulm me dron RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i r...