Bota

Nuk mori përgjigjen që donte për vizën/ Burri hap zjarr në konsullatën suedeze në Turqi, plagoset rëndë punonjësja

Ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion. Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte.

1 Gusht 2023, 18:47 Nga a.l
Nuk mori përgjigjen që donte për vizën/ Burri hap zjarr
Sulm

TURQI- Një sulm me armë zjarri është raportuar në konsullatën suedeze në Izmir. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Punta, ku raportohet se një punonjëse ka mbetur e plagosur rëndë. 

Ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion. Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte, shkruajnë mediat turke. 

Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.

te shtena me arme ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2023, 18:15 a.l

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Sulm me dron RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i r...