Bota

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Jam i gatshëm të jap dorëheqje

Zeqiri ka thënë se interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve është prioritet, prandaj ai është shprehur i gatshëm të përshtatet dhe të jetë përkrah çfarëdo vendimi që merr qeveria.

1 Gusht 2023, 18:37 Nga a.l
Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Jam i gatshëm të jap dorëheqje
Izmir Zeqiri

KOSOVË-  Pas vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nisjen e procedurave ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse ka premisa se këto zgjedhje do të dalin të suksesshme.

Zeqiri ka thënë se interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve është prioritet, prandaj ai është shprehur i gatshëm të përshtatet dhe të jetë përkrah çfarëdo vendimi që merr qeveria.

“Unë jam i gatshëm të japë dorëheqje, nëse është prioritet interesi shtetëror, do të jem përkrah interesave të qytetarëve. Ky vendim megjithatë është i organeve të qeverisë dhe çfarëdo forme do i përshtatem”, ka thënë Zeqiri, për RTV Dukagjini.

Sot kanë nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

izmir zeqiri

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2023, 18:15 a.l

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Sulm me dron RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i r...