Bota

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Qyteti është një port i madh në Detin e Zi dhe vepron si baza kryesore për flotën e marinës ruse të Detit të Zi. Ka qenë nën kontrollin rus që kur Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014.

1 Gusht 2023, 18:15 Nga a.l
Rusia rrëzon dronin mbi Krime
Sulm me dron

RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i rajonit i mbështetur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, tha se droni i rrëzuar shkaktoi një shpërthim sapo u përplas në tokë, duke shkaktuar që shkurret dhe bari të merrte flakë. 

Ky incident i raportuar vjen më pak se 12 orë pasi ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar tre dronë të detit ukrainas për të cilët pretendonte se po sulmonin dy anije ruse rreth 210 milje në jugperëndim të Sevastopolit, shkruajnë mediat e huaja. 

Qyteti është një port i madh në Detin e Zi dhe vepron si baza kryesore për flotën e marinës ruse të Detit të Zi. Ka qenë nën kontrollin rus që kur Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014.

shba

Sondazh

Poll