Bota

'Do e ndihmojë Kosovën të arrijë integrimin euroatlantik'/ Hovenier përsërit kërkesat për uljen e tensioneve në Veri

Ambasadori Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, foli edhe për rastin e televizionit Klan Kosova, ku tha se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por edhe për lirinë e mediave. 

1 Gusht 2023, 17:22 Nga a.l
'Do e ndihmojë Kosovën të arrijë integrimin
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për uljen e tensioneve  në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, depërshkallëzimi i plotë i situatës në Veri të vendit do të ndihmojë Kosovën që të arrijë integrimin euroatlantik.

"Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik. Ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është marrëveshja e Ohrit, Dhe fokusi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje nga të dyja palët. Nga Qeveria e Kosovës presim që të krijojë rrethanat dhe të marrin veprime që do e de-eskalojnë situatën në të cilat krijohen mundësitë që të përmbushen kushtet që të implementohen përgjegjësitë e të dy shteteve”, shprehet ai.

Ambasadori Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, foli edhe për rastin e televizionit Klan Kosova, ku tha se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por edhe për lirinë e mediave. 

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll