1 Gusht 2023, 17:15
Nga I.A
GJNP
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) me seli në Hagë ka shprehur “shqetësim të thellë” pasi Rusia ka lëshuar urdhërarrestime për disa zyrtarë të drejtësisë, përfshirë edhe për një gjyqtare ruse. Ministria e Brendshme ruse më 27 korrik tha se gjyqtarja e GJNP-së, Tomoko Akane, është futur në listën e kërkimit të Qeverisë.
Akane ishte një prej gjyqtarëve që në mars miratoi lëshimin e urdhërarrestimeve për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisionaren ruse për fëmijët, Maria Lvova-Belova. Të dy akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas për në Rusi, veprim që sipas ligjit ndërkombëtar përbën krim lufte.
“Presidenca e Asamblesë [të shteteve anëtare të GJNP-së] shpreh keqardhje për këtë përpjekje të re për të minuar mandatin ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe riktheson se qëndron fuqishëm në mbështetje të gjykatës, të zyrtarëve të saj të zgjedhur dhe të personelit të saj. Ne edhe njëherë shprehim besimin e plotë në GJNP-në, si një gjykatë e pavarur dhe e paanshme”, u tha në deklaratën e gjykatës të lëshuar më 1 gusht.
Pas lëshimit të urdhëarrestimit në mars, Putin u bë udhëheqësi i tretë shtetërorë që është shënjestruar me urdhëarrestim nga GJNP-ja, që është gjykatë e përhershme botërore për krime të luftës. Paraprakisht, urdhërarrestime ishin lëshuar ndaj udhëheqësit të Sudanit, Omar al-Bashir, dhe atij të Libisë, Muammar Qaddafi.
Rusia është hakmarrë, duke hapur rast penal ndaj prokurorit të GJNP-së, Karim Khan, dhe ndaj gjyqtarëve që kanë urdhëruar lëshimin e udhërarrestimit ndaj Putinit, përfshirë Akane dhe gjyqtarit italian, Rosario Salvatore Aitala. Moska po ashtu ka futur në listën e personave të kërkuar prokurorin Khan dhe gjyqtarin Aitala.
Në urdhërarrestimin ndaj Akane raportohet se thuhet se ajo ka shkelur Kodin Penal të Rusisë, edhe pse nuk specifikohen akuzat që rëndojnë ndaj saj. GJNP-ja përbëhet nga 123 shtete anëtare. Por, në këtë gjykatë nuk bëjnë pjesë Rusia, Kina apo Shtetet e Bashkuara.
Marrë nga REL
gjnp tomoko akane
Bota
1 Gusht 2023, 16:55
a.l
Virusi
GREQI- Pas zjarreve, në Greqi ka nisur përhapja e një virusi vdekjeprurës i Nilit Perëndimor, ku sipas Organizatës Ko...
Bota
1 Gusht 2023, 16:50
a.l
Mykhailo Podolyak
UKRAINË- Një këshilltar i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podoylak ka paralajmëruar...
Bota
1 Gusht 2023, 16:28
a.l
Bashkimi Evropian
Zyrtarët e BE-së janë gati të diskutojnë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rastet...
Bota
1 Gusht 2023, 16:16
a.l
Sergei Shoigu
RUSI- Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu thotë se Rusia është e gatshme të ndihmojë në përmirësi...
Bota
1 Gusht 2023, 16:07
a.l
Deti i Zi
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se Ukraina ka tentuar të sulmojë anijet ruse në Detin e Zi. Tre drone detare ...
Bota
1 Gusht 2023, 16:03
a.l
Maria Lvova-Belova
RUSI- Një raport i publikuar së fundmi nga zyrtarë të Kremlinit zbulon se gjithsej 4.8 milionë ukrainas, ...
Bota
1 Gusht 2023, 15:40
a.l
Skuter elektrik
BRITANI- Para se të shkonin në shtrat, Rebecca Downes dhe partneri i saj Patrick Ramsey ishin gjithmonë vigjilentë...
Bota
1 Gusht 2023, 15:39
a.l
Iran
IRAN- Irani ka deklaruar pushim gjithëkombëtar dyditor, për shkak të temperaturave tejet të larta, njoftuan të mart&eum...
Bota
1 Gusht 2023, 15:35
a.l
Foto ilustruese
ISLANDË- Islanda ka mbyllur sot ambasadën e saj në Moskë. Të gjitha tabelat e informacionit në ndë...
Bota
1 Gusht 2023, 15:23
a.l
Mahmoud Abdalla
ITALI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali. Një 19-vjeçar me origjinë egjiptiane i identifikuar me e...