Bota

Këshilltari i Lartë i Zelenskyy-t: Më shumë luftë po vjen në tokën ruse

1 Gusht 2023, 16:50 Nga a.l
Këshilltari i Lartë i Zelenskyy-t: Më shumë luftë po
Mykhailo Podolyak

UKRAINË-  Një këshilltar i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podoylak ka paralajmëruar se Rusia mund të presë "më shumë luftë" në territorin e saj, disa orë pasi një ndërtesë e lartë në Moskë u godit nga një dron për herë të dytë brenda një jave. Kievi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar nëse qëndron pas sulmit, shkruajnë mediat e huaja.

"Moska po mësohet me një luftë të plotë, e cila, nga ana tjetër, së shpejti më në fund do të zhvendoset në territorin e "autorëve të luftës" për të mbledhur të gjitha borxhet e tyre. Gjithçka që do të ndodhë në Rusi është një proces objektiv historik. Më shumë dronë të paidentifikuar, më shumë kolaps, më shumë konflikte civile, më shumë luftë…”, u shpreh ai. 

Podoylak ka spekuluar prej kohësh publikisht se si shoqëria ruse po lihet e paqëndrueshme nga lufta në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi mykhailo podoylak

Sondazh

Poll