Bota

Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia e gatshme të ndihmojë në përmirësimin e forcave të armatosura të Algjerisë

 Vitet e fundit, mercenarët e Wagner të mbështetur nga Rusia janë vendosur në konflikte në Libi, Mozambik, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan.

1 Gusht 2023, 16:16 Nga a.l
Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia e gatshme të ndihmojë në
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu thotë se Rusia është e gatshme të ndihmojë në përmirësimin e gatishmërisë luftarake të Algjerisë, shkruajnë mediat e huaja. Kreu i ushtrisë së Algjerisë mbërriti në Rusi këtë mëngjes për një takim me zotin Shoigu.

Është shenja më e fundit e Rusisë që kërkon ndikim më të madh në kontinentin afrikan. Vitet e fundit, mercenarët e Wagner të mbështetur nga Rusia janë vendosur në konflikte në Libi, Mozambik, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan.

Njoftimi vjen gjithashtu disa ditë pasi Kremlini priti një samit me kombet afrikane në Shën Petersburg, ku presidenti Putin njoftoi se do të dërgonte 50,000 tonë drithë falas ruse në gjashtë vende afrikane. Algjeria ishte një nga vendet që mori pjesë, por nuk ishte në mesin e atyre që u premtuan drithë falas. 

sergei shoigu

Sondazh

Poll