Bota

Islanda mbyll ambasadën e saj në Moskë

Më 9 qershor, në faqen e internetit të qeverisë islandeze u shfaq një mesazh që Islanda kërkon që Rusia të kufizojë aktivitetet e ambasadës së saj në Reykjavik dhe të ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik. 

1 Gusht 2023, 15:35 Nga a.l
Islanda mbyll ambasadën e saj në Moskë
Foto ilustruese

ISLANDË- Islanda ka mbyllur sot ambasadën e saj në Moskë.  Të gjitha tabelat e informacionit në ndërtesën e ambasadës në Khlebny Lane janë çmontuar dhe flamuri i vendit është hequr nga shtiza.  Sipas punonjësve të misionit diplomatik, godina është boshatisur tre ditë më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

Më 9 qershor, në faqen e internetit të qeverisë islandeze u shfaq një mesazh që Islanda kërkon që Rusia të kufizojë aktivitetet e ambasadës së saj në Reykjavik dhe të ulë nivelin e përfaqësimit diplomatik. Sipas deklaratës, Ministri i Jashtëm islandez Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir gjithashtu vendosi të pezullojë ambasadën në Moskë nga 1 gushti. 

khlebny lane

Sondazh

Poll