Bota

TRONDITËSE në Itali/ Pronarët vrasin berberin 19-vjeçar dhe e fshehin në valixhe, MOTIVI: Kishim frikë se do të na merrte klientelën

Policia ka vënë në pranga dy autorët Abdelwahab Ahmed Gamal Kamel, 27 vjeç, dhe Mohamed Ali Abdelghani Ali.

1 Gusht 2023, 15:23 Nga a.l
TRONDITËSE në Itali/ Pronarët vrasin berberin 19-vjeçar
Mahmoud Abdalla

ITALI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali. Një 19-vjeçar me origjinë egjiptiane i identifikuar me emrin Mahmoud Abdalla i cili siguronte të ardhurat duke punuar si berber është vrarë nga dy pronarët e tij. 

Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i të riut i cili nga ekzaminimi paraprak duket se ishte vrarë me thikë, u gjet në një valixhe e hedhur në rrjedhën e lumit Entella. 

Policia ka vënë në pranga dy autorët Abdelwahab Ahmed Gamal Kamel, 27 vjeç, dhe Mohamed Ali Abdelghani Ali.  Në dëshminë para hetuesëve ata kanë treguar se motivi i vrasjes ishte dorëheqja e 19-vjeçarit. Ata pretenduan se me largimin nga puna i riu mund t'u merrte klientelën.  Dy vrasësit ishin pronarët e të riut në dyqanin “Aly Berber Shop”.  

 

vrasje ne itali

Sondazh

Poll