Bota

Komunat ne veri! Kurti nis procedurat për largimin e kryetarëve, afati deri në 1 shtator

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 shtator 2023.

1 Gusht 2023, 14:39 Nga f.i
Komunat ne veri! Kurti nis procedurat për largimin e kryetarëve, afati
Albin Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim gjatë ditës së djeshme për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 shtator 2023.

albin kurti tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll