Bota

Lufta në Ukrainë/ Kremlini bën bilancin: 4.8 mln ukrainas janë transferuar në Rusi

1 Gusht 2023, 14:31 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Kremlini bën bilancin: 4.8 mln ukrainas
foto ilustruese

UKRAINË- Gjithsej 4.8 milionë ukrainas, duke përfshirë më shumë se 700,000 fëmijë, janë transferuar në Rusi që nga fillimi i luftës. Mediat e huaja shkruajnë se kështu thuhet në një raport të Ombudsmanit rus për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova.

Komisionerja për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova tha se shumica dërrmuese e fëmijëve nuk kishin mbikëqyrje prindërore ose kujdestare dhe e cilësoi largimin e tyre si një gjest “vullneti të mirë”, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll