Bota

Momente paniku në Itali! Heqja e ndihmës ekonomike acaron 60-vjeçarin, tenton të djegë kryebashkiakun në zyrë

1 Gusht 2023, 13:04 Nga f.i
Momente paniku në Itali! Heqja e ndihmës ekonomike acaron
Giorgia Meloni

ITALI- Vendimi i qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni që çdo institucion italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta nuk është pritur mirë sidomos nga italianët kryesisht në rajonet e varfëra në Jug të vendit, ku ka një shkallë të lartë papunësie, raportojnë mediat vendase.

Një 60-vjeçar, i cili sapo kishte marrë lajmin se do të humbiste të ardhurat bazë, hyri në dhomën e kryetarit të komunës Terrasini, duke e larë me benzinë ​​dhe duke kërcënuar se do t'i vinte flakën gjithçkaje. Administrata e bashkisë ka kaluar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati , u përpoq të dialogonte me burrin e acaruar.

Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe më pas kanë ndërhyrë karabinierët.

itali

Sondazh

Poll