Bota

Vrau fëmijët e saj pasi mendonte se ishin zombi, "Mami i Ditës së Kjametit" dënohet me burgim të përjetshëm

1 Gusht 2023, 11:46 Nga f.i
Vrau fëmijët e saj pasi mendonte se ishin zombi, "Mami i
Lori Vallow-Daybale

SHBA- Gjykata amerikane ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për Lori Vallow-Daybale, e njohur në mediat ndërkombëtare me pseudonimin “ Mami i ditës së Kjametit ”, e cila komplotoi me burrin e saj për të vrarë dy fëmijët e saj dhe ish-gruan e tij, shkruan Protothema.

Mësohet se përpara se të shpallej dënimi i saj, Vallow i tha gjykatës se ajo komunikon me fëmijët e saj të vdekur, të cilët janë "të lumtur" në parajsë, duke këmbëngulur në pafajësinë e saj dhe duke ia atribuar tre vdekjet që ajo u shpall fajtore në majin e kaluar "aksidenteve dhe vetëvrasjes".

Vajza adoleshente dhe djali i vogël u zhdukën në shtator 2019 dhe nëna e tyre dhe bashkëshorti i saj i 5-të dukeshin plotësisht të shqetësuar për fatin e tyre që në fillim. Për 10 muaj ata nuk pranuan të tregonin asgjë në polici.

Kur ajo u arrestua përfundimisht në lidhje me zhdukjen e fëmijëve në shkurt 2020, ndërsa ishte me pushime në Hawaii, gruaja bionde u buzëqeshi si një... yll filmi gazetarëve nga sediljet e pasme të makinës së patrullës. Trupi i djalit 7-vjeçar u gjet më 9 qershor 2020, në një varr të improvizuar në shtëpinë e Debel në Idaho. Ajo pretendonte se i ka vrarë sepse besonte se ishin kthyer në 'zombi'.

lori vallow chad deibel shba nena vret femijet

Sondazh

Poll