Bota

Angus Cloud: Kush ishte ylli i "Euphoria" që u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare

Aktori i ri luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tendenca të rënda vetëvrasëse.

1 Gusht 2023, 11:29 Nga k.m.

Angus Cloud: Kush ishte ylli i "Euphoria" që u nda nga jeta
Angus Cloud

SHBA- Në moshën 25-vjeçare është ndarë nga jeta protagonisti i serialit të suksesshëm të HBO-së, “Euphoria”. Aktori i ri Angus Cloud dha frymën e fundit në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni të hënën, një javë pas vdekjes së babait të tij. Edhe pse ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, wshtw i njohur fakti se aktori po luftonte për shëndetin e tij mendor. Një burim i afërt me familjen e tij tha se Angus Cloud kishte "luftuar me mendime serioze vetëvrasëse" pas vdekjes së babait të tij. Ndaj dhe se po jetonte me familjen e tij teksa po përpiqej të kapërcejë pikëllimin.

Angus Cloud lindi në Oakland, Kaliforni më 10 korrik 1998. Ai ishte më i madhi nga vëllezërit e motrat e tij. Ai studioi në Departamentin e Dizajnit dhe Prodhimit në Shkollën e Arteve në Oakland, ku ishte shok klase, me Zendaya-n. Më pas, gjatë adoleshencës, por edhe në vitet e para është marrë me ndriçimin dhe me tingullin.

Para rolit të tij në serialin e HBO 'Euphoria', Cloud nuk kishte përvojë në industrinë e argëtimit. I vetmi rol që kishte bërë ishte në shkollën e mesme, kur mori pjesë në disa shfaqje shkollore. Drejtoresha e kastingut të serialit, Jennifer Venditti, e zbuloi atë ndërsa punonte në restorantin Woodlands në Brooklyn, Nju Jork. Ai fillimisht nuk e besoi se ajo e donte atë për rolin.

“Padyshim që mendova se mund të ishte një lloj mashtrimi”, tha ai në një intervistë.

“Më pas më treguan rolin dhe kishte më shumë kuptim. Sepse në kokën time po mendoja "a u ndalova sepse dukem sikur mund të bëhesha yll?". Pastaj kuptova se ata më donin në fund të fundit, sepse dukej sikur mund të bëhesha një tregtar droge,"-shtoi ai.

Pas rolit të 'Fez' në serial, ai fitoi dy pjesë të tjera të vogla në filma këtë herë, North Hollywood dhe The Line. Ai gjithashtu u shfaq në disa video muzikore për artistë si Becky G, Karol G dhe Juice WRLD. Majin e kaluar ai kishte njoftuar se do të merrte pjesë në një film të Universal Pictures së bashku me Katheryn Newton, Dan Stevens dhe Melissa Barrera, por pas vdekjes së tij ai do të zëvendësohet, pasi xhirimet ende nuk kanë filluar.

angus cloud shba

Sondazh

Poll