Bota

Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulmin me dronë në flotën e Detit të Zi

Në deklaratë thuhet se tre dronët e marinës ukrainase "u shkatërruan nga zjarri i armëve të anijeve ruse"

1 Gusht 2023, 11:05 Nga f.i
Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulmin me dronë në flotën e Detit
foto ilustruese

RUSI- Forcat ruse zmbrapsën një sulm me dron të marinës ukrainase ndaj dy anijeve të saj patrulluese në Detin e Zi, sipas një deklarate të postuar në kanalin Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, raporton CNN.

“Gjatë natës, forcat e armatosura ukrainase bënë një përpjekje të pasuksesshme për të sulmuar tre varka pa ekuipazh, anijet patrulluese Sergei Kotov dhe Vasily Bykov të Flotës së Detit të Zi, të cilat po kryenin detyra për të kontrolluar lundrimin në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi, 340 kilometra në jugperëndim të Sevastopolit”, -thuhet në deklaratë. 

Në deklaratë thuhet se tre dronët e marinës ukrainase "u shkatërruan nga zjarri i armëve të anijeve ruse", ndërsa anijet ruse "vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre të caktuara".

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll