Bota

Konflikti në Ukrainë, paralajmëron Trump: Mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

1 Gusht 2023, 10:31 Nga f.i
Konflikti në Ukrainë, paralajmëron Trump: Mund të nisë
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trmp u shpreh se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore, raportojnë mediat e huaja. 

Në një artikull në Newsweek, ish-presidenti amerikan akuzoi armiqtë e tij politikë për një komplot që synonte shfarosjen e tij politike. Siç theksoi ai, ky komplot shkaktoi shkatërrime të pallogaritshme, me viktima jo vetëm të tij, por kryesisht të qytetarëve amerikanë, duke cenuar shtetin demokratik dhe sigurinë e vendit.

“Në një kohë kritike kur duhet të reduktonim tensionet me Moskën, mashtrimi rus ndezi histerinë masive që e çoi Rusinë drejt në krahët e Kinës. Në vend që të kishim një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si ajo që po përpiqesha të ndërtoja, tani jemi në një luftë me të, e nxitur pjesërisht nga efektet e vazhdueshme e ndikimit rus. Ukraina është shkatërruar plotësisht, njerëz të panumërt kanë vdekur, madje mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore”, -u shpreh Trump.

 

lufta rusi-ukraine donald trump

Sondazh

Poll