Bota

Junta ushtarake e Mianmarit fal ish-udhëheqësen Suu Kyi

Laureatja e Nobelit, e cila javën e kaluar kaloi nga burgu në arrest shtëpiak në kryeqytetin, Naypyitaw, ka qenë në paraburgim që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në fillim të vitit 2021.

1 Gusht 2023, 10:00 Nga k.m.
Junta ushtarake e Mianmarit fal ish-udhëheqësen Suu Kyi
Suu Kyi

MIANMAR- Junta e Mianmarit ka falur udhëheqësen e rrëzuar civile Aung San Suu Kyi për disa nga veprat që ajo i mohon – më shumë se dy vjet pasi u arrestua si pjesë e një grushti ushtarak. Sky News zbulon se "mëshira" nuk e ka munguar plotësisht dhe se 5 akuza janë hequr, ndërsa 14 i kanë mbetur.

Laureatja e Nobelit, e cila javën e kaluar kaloi nga burgu në arrest shtëpiak në kryeqytetin, Naypyitaw, ka qenë në paraburgim që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në fillim të vitit 2021. Suu Kyi u dërgua në një ndërtesë qeveritare pas një viti në izolim.

Ajo i ka apeluar dënimet për vepra të ndryshme, duke filluar nga nxitja dhe mashtrimi zgjedhor e deri te korrupsioni.

Suu Kyi, 78 vjeç, vajza e heroit të pavarësisë së Mianmarit, u vu për herë të parë në arrest shtëpiak në vitin 1989 pas protestave të mëdha kundër sundimit ushtarak prej dekadash. Në vitin 1991, ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe për fushatën për demokracinë. Mianmari ka qenë skena e një konflikti të dhunshëm civil, i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 3,000 njerëzve dhe ikjen e qindra mijëra banorëve që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021, në të cilin u rrëzua udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi.

aung san suu kyi

Sondazh

Poll